Mike Tyson është një nga legjendat e boksit dhe që gjithmonë ka shkaktuar polemika. Një luftëtar b.rutal për çdo kundërshtar dhe që ishte frikë për të gjithë në ring. Por nga se druhej vetë Tyson? Ky i fundit e ka shprehur edhe vetë se nuk kërkonte që të vri.ste dikë dhe që goditjet e tij të ishin fatale, e kishte mundësinë për ta bërë një gjë të tillë.
Ish-truproja e Tyson, Rudy Gonzalez, ka zbuluar disa sekrete. Para ndeshjes, Tyson kërkonte gruan ose vajza të tjera për të shkuar me to para se të niste ndeshja, ndryshe do të shndërrohej në “përbindësh”. “Një nga sekretet e tij më të mëdha është se shkonte me femrat në dhomat e zhveshjes. Nuk i interesonte se kush ishte, gruaja apo vajza të tjera.
E thoshte fjalë për fjalë: “Nëse nuk e bëj këtë gjë, atëherë do të v.ras dikë në ring. I kam dërguar vetë vajzat në dhomat e zhveshjes ose në tualet. Kjo ishte frika e tij më e madhe dhe e dinte se mund të v.riste dikë në ring, mund ta bënte”, tha Gonzalez. /Sport Ekspres/