Ish presidenti i Lokomotivës së Moskës, Yuri Belous, ka dhënë një intervistë së fundmi rreth Mirlind Dakut. Belous e ka vlerësuar së tepërmi sulmuesin e Shqipërisë dhe është shprehur se ky lojtar nuk do të mbetet në stol te kuqezinjtë, por do të përdoret nga Silvinjo për ndeshjet e Europianit.
“Nuk mendoj se Daku do të shkojë te Shqipëria për të qëndruar në stol. Ai i ka të gjitha cilësitë për të treguar veten, është një nga të paktët që do të shkojë në Europian nga Rusia, ne duhet të duartrokasim për të. Është në formë shumë të mirë dhe është nominuar për çmimin e sulmuesit më të mirë dhe lojtarit të sezonit. Nuk fitoi, por zakonisht ekspertët ia japin këto çmime lojtarëve që luajnë në klubet kryeqytetase. Sigurisht që Rubin Kazani ku luan Daku është qyhtet i madh, por ka më pak vëmendje për të”, tha Belous. /Sport Ekspres/