Ish-portieri i Tiranës lë portën bosh, në Itali për Abibin: Ku po shkoje? Atë e bënte edhe nipi im

Ekipi i Avellino-s ka humbur me rezultatin 0-1 ndaj Bisceglie-s në ndeshjen e javës së pestë të Serisë C, pas një gafe të portierit shqiptar Abibi. Ky i fundit ka luajtur më parë me Tiranën në Shqipëri, por u transferua drejt Italisë ku aktualish luan me Avellinon në grupin C të Serisë C.

Abibi ka bërë një dalje tërësisht të gabuar, duke u drejtuar nga mesfusha për të ndalur aksionin kundërshtar, megjithëse nëse do të qendronte në zonën e tij, ky gol ndoshta edhe mund të mos kishte ardhur. Ndërkohë, në një media që i përkushtohet vetëm ekipit të Avellino-s, “TuttoAvellino.it”, kritikat për këtë gafë të portierit shqiptar janë të mëdha, pasi pas asaj dalje goli ishte si një lojë fëmijësh për sulmuesët kundërshtarë dhe vendosi ndeshjen.

“Abibi, portieri i Avellino, gati në mënyrë të pazgjidhshme po shkon drejt mesfushës, duke i lejuar kundërshtarët e tij të shënojnë një gol që me siguri do ta kishte shënuar edhe nipi im, të cilin nuk e kam akoma, por shpresoj ta kem një ditë”, shkruhet ndër të tjera. Ndërkohë, ekipi i Avellino-s aktualisht mban vendin e 9 në tabelën e renditjes me 9 pikë të grumbulluara, po aq sa edhe Catania e vendit të 5-të. Ndërsa kundërshtarët e tyre në ndeshjen e fundit renditen në vendin e 12 me dy pikë më pak./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online