Armando Broja po vazhdon që të punojë për t’u rikthyer sërish në fushën e blertë në muajin maj. Një dëmtim fatkeq në dhjetor, gjatë kohës së Botërorit, bëri që sulmuesi shqiptar të humbiste të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Chelsea po vuan nga ana tjetër me golat e shënuara dhe rezultatet e marra, pavarësisht atij kualifikimi në Champions League ndaj Dortmund.
“Broja, është një qendërsulmues që do të kishte ndikim në këtë sezon. Ai dëmtim prishi gjithçka për Chelsean”, tha ish-mbrojtësi i londinezëve, Jason Cundy, teksa po diskutonte për arsyet e formës së dobët të ekipit të Potter. /Sport Ekspres/