Dramë te Kastrioti-Teuta! Krutanët me 10 lojtarë i anulohet penaltia në fund të ndeshjes, Kukësi fiton me Rashitin dhe golin e Taipit nga goditja e dënimit

Në ditën e sotme janë luajtur dy ndeshjet e para të kësaj jave në Superiore. Kukësi po mban ecurinë pozitive të rezultateve duke fituar me shifrat 2-0 ndaj Bylisit. Goli i parë u shënua nga Atdhe Rashiti. Lojtari i dalë nga Bazeli shënoi sërish, këtë herë ndaj Bylisit dhe me të njëjtën skemë. Pas gjuajtjes së Ndrecës, Rashiti devijoi topin me finte për të gjetur rrjetën. Në minutën e 80 të takimit ishte Gjelbrim Taipi që shënoi nga goditja e dënimit.

Në krahun tjetër me emocione të mëdha është mbyllur ndeshja mes Kastriotit dhe Teutës. Vendasit ngelën me 10 lojtarë që në minutën e 43 atje ku Karakaci mori kartonin e dytë të verdhë. Shumë raste nga të dy ekipet në pjesën e dytë, ndërsa në minutën e 88 arbitri akordoi penallti për Kastriotin. Pas rishikimit në VAR, kjo penallti do të anulohej dhe Teuta del me një pikë nga kjo transfertë ku luajti për më tepër se 45 minuta me një lojtar më shumë. /Sport Ekspres/

Kastrioti-Teuta 0-0

Karakaci merr karton të kuq në minutën e 43 pas kartonit të dytë të verdhë, protesta ndaj arbitrit.

 

Kukësi-Bylis 2-0 Rashiti 64′, Taipi 80′

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online