Ish-lojtari i Skënderbeut nderon Prishtinën, goli i Abazit dhe qetësia që i jep Dallkut

Prishtina ka mundur me rezultatin 2-0 Dukagjinin, në takimin e prapambetur për të qenë me ndeshje të njëjta. ashtu si edhe pjesa tjetër e ekipeve në elitën e futbollit në Kosovë. Një tjetër fitore për kryeqytetasit me ardhjen e trajnerit Armend Dallku, pas asaj të arritur ndaj Gjilanit.

Por në përballjen e sotme ka arritur të shënojë edhe ish-lojtari i Skënderbeut, Leonit Abazi. Madje ky i fundit do t’i jepte qetësinë Prishtinës me golin e realizuar në minutën e 51. Megjithatë nuk luhej ndaj rivalit më të mirë të mundshëm, pasi Dukagjini renditet në vendin e fundit dhe me një pikë. Por ky është një lehtësim për Dallkun, për të vazhduar me rezultatet positive dhe të ketë mbështetjen e duhur nga klubi. /Sport Ekspres/