Blendi Baftiu është një nga talentet më premtues shqiptar. Aftësitë e tij i ka dëshmuar qartë në fushën e lojës, ndërsa në sezonin që lamë pas u shpall “këpuca e artë” në kampionatin e Kosovës. Mesfushori i Ballkanit është lakuar së tepërmi në merkato dhe është e sigurt që e ardhmja e tij do të jetë larg Kosovës.
Së bashku me Beshiktashin dhe Gallatasarain, Rapidi i Vienës ishte një nga skuadrat e përfolura për shërbimet e tij, por kjo pistë u rrëzua nga vetë trajneri i tij, Ismet Munishi. Megjithatë kampionati duket se do të jetë po ai austriak.
Kështu, “Insporti” mëson se Baftiu ka gjetur akordin me Austria e Vienës, që është edhe klubi më i trofeshëm në Austri. Plot 24 tituj kampion dhe 27 Kupa mbajnë emrin e këtij klubi të njohur. Shifra që do të përfundojë në arkën e Ballkanit ende nuk bëhet e ditur, por ajo që ka rëndësi është se ish-lojtari i Skënderbeut e ka zjgedhur destinacionin e tij për sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/