Ish-lojtari i Skënderbeut Suad Sahiti tashmë i jep fund dilemave dhe do të luajë në një ekip të ri. 25 vjeçari do të nënshkruajë me klubin nga Bosnja, HSK Zrinjski. Edhe pse u paraqitën mjaft mirë këtë sezon në eleminatoret e Europa Ligëa, boshnjakët u eleminuan nga ky kompeticion vetëm pas penalltive, teksa humbën përballë Apoel.
Suad Sahiti ishtë një lojtar i lirë, pasi nuk e rinovoi kontratën me Wisla Plock. Ai pritet të jetë titulluar në krahun e sulmit, pasi kjo skuadër e ka mjaft të nevojshme një lojtar në këtë pozicion. Sahiti u zhvillua si lojtar me fanellën e Hajvalisë, por gjithashtu ka luajtur me Rabotnickin, Skënderbeun, Larisën dhe së fundmi Wislën./Elio Hajdari-Sport Ekspres/