Në Rumani nuk kërkojnë gabime, Craiova duhet ta mund Vllazninë në turin e dytë të Conference League. Kjo jo vetëm për buxhetin më të madh të klubit, por edhe historisë me Laçin.
Pas atij eliminimi me kurbinasit, nuk ka vend për gabim tjetër. Ndërkohë ish-lojtari i Rumanisë, Gica Craioveanu, ka kërkuar kujdes. “E di që kanë fituar 9 tituj dhe 8 Kupa në Shqipëri, ndaj është një ekip me histori.
Nuk është një ekip si Laci, me gjithë respektin që kam për ta. I jemi borxhli publikut në Krajovë, pas dështimeve të dy viteve të fundit me Tbilisin dhe Laçin” , kanë qenë fjalët e ish-sulmuesit. /Sport Ekspres/