Ish-lojtari i Partizanit e pranon kalimin te Tirana, transferimin te bardheblutë e sheh hap para në karrierë

Ish-sulmuesi i Partizanit Emmanuel Mensah do të shkruante historinë vitin e kaluar ku së bashku me shokët e skuadrës do të shpallej kampion i Shqipërisë. Sulmuesi  ganez falë aftësive të tij në fushë arriti të fitojë besimin e tifozëve.

Megjithatë duket se gjërat nuk shkuan për mirë sepse Mensah pas largimit të trajnerit Gega pati mosmarrëveshje me trajnerin Franko Lerda dhe për këtë arsye ndaloi me konsensus të plotë kontratën me klubin dhe u largua nga Shqipëria për të kaluar tek klubi i MFK Zemplin Michalovce në Slloveni. Në një intervistë me “Fansat e futbollit Shqiptar” ai tregon se do nuk do ta refuzonte një rikthim në Shqipëri.

Si u kalua periudha e pademisë së Covid në shtetin ku ju luani në Slloveni?

“Unë nuk isha në Slloveni gjatë kohës së përhapjes së Covidit, unë duhej të shkoja në shtëpi në Gana për të zgjidhur disa çështje që kisha me dokumentet e mia, kështu që isha në Gana kur filloi covid-19. Këtu në Ganë situata nuk ishte dhe aq serioze. Kishim karantinë për disa javë por tashmë u hapën shumica e gjërave.

A e keni ndjekur superligën shqiptare këtë sezon dhe a e prisnit Tiranën në krye?

Po e kam ndjekur pak ligën shqiptare, mendoj se ky sezon ka qenë shumë interesante. Tirana ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe unë mendoj se ata meritojnë titullin kampion.

Çfarë mendimi keni për Partizanin e këti sezoni, ku ndryshon nga ai i sezonit të kaluar ku edhe ju ishit pjesë, a mendoni se ka ndikuar largimi i trajnerit Gega?

Partizani këtë sezon ka luftuar pak, duket sikur i mungon dëshira, ndryshe nga sezoni i kaluar ku jepnim maksimumin në fushë, por gjithnjë ka vend për përmirësime. Unë besoj se ata mund të kthehen përsëri në më të mirën e tyre. Rreth Gegës, ne kemi punuar së bashku sezonin e kaluar ishte një trajner i mirë i cili dinte të të motivonte, dhe me të ne kemi fituar ligën e cila ishte diçka e shkëlqyeshme për klubin dhe tifozët.

Tashmë ju ka përfunduar kontrata me klubin tuaj në Slloveni. A jeni duke e menduar rikthimin në Shqipëri dhe nëse do t’ju vinte një ofertë nga Tirana a do e pranonit?

Po, nuk e përjashtoj mundësinë të kthehem në Shqipëri. Nga Tirana do ta pranoja një ofertë pasi mendoj se do të ishte një vendim i mirë për karrierën time”. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *