Dy ish-lojtarët e Kukësit, Rroca dhe Abazaj, po e vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e lojës edhe në Turqi. Jo vetëm që janë titullarë të padiskutueshëm te Instabulspori, por janë kthyer në lojtarët më të rëndësishëm për ekipin që pretendon për ngjitjen në elitë.
Këtë herë nuk është arritur më tepër sesa barazimi në shifrat 1-1 kundër Keciorengucu, ndërsa penalltia do të fitohej nga Kristal Abazaj. Sulmuesi shqiptar tregoi një formë fantastike edhe në këtë javë përtej penalltisë së fituar, ndërsa për këtë arsye ka edhe një vend në formacionin e javës. /Sport Ekspres/