Gafa të mëdha të arbitrave/ Nuk dha penallti për Interin, dënohen rëndë arbitrat në Itali

Kjo periudhë po rezulton jashtëzakonisht e vështirë për arbitrat në Itali që pavarësisht ndihmës së ardhur me futjen e VAR në futboll, nuk po i shmangin gafat e tyre. Padyshim ajo që ndodhi në ndeshjen Milan-Roma ishte një skenë komike më vete ku përtej shumë vendimeve të tjera që mbeten për t’u diskutuar, Giacomelli akordoi dy penallti “të shpikura” prej tij.

Nuk mbyllet me kaq pasi gabime të tjera kanë dëmtuar Interin dhe këtë nga ana e Marco Piccini, në ndeshjen kundër Parmës e mbyllur në 2-2. Penalltia e paakorduar për Perisic ka bërë që të jepet edhe dënimi i rëndë për kryesorin e takimit, por njëkohësisht edhe për përgjegjësin e VAR, Fabio Maresca, që nuk ka ndërhyrë në atë moment. Të dy këta gjyqtarë nuk mund të gjykojnë deri në fundin e këtij viti, ndërsa pas rikthimit të tyre do ta nisin nga Seria B. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online