Situata në Ukrainë vijon të mbetet shqetësuese, pavarësisht se mëngjesin e nesërm do të mbahet një takim mes presidentëve Pu.tin dhe Zelenski. Banorët ukrainas po e përjetojnë shumë keq lu.ftën në shtetin e tyre, ndërsa Parid Xhihani tregon bisedat që ka pasur me miq të tij në Luhansk. Ish-futbollisti shqiptar ishte i ftuar në një lidhje direkte me “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka deklaruar se u ka hapur dyert e shtëpisë së tij ish-shokëve të skuadrës së Zoria Luhanskut, të cilët janë panikosur nga situata në vendin e tyre.
“E kam përjetuar shumë keq. Kam luajtur tre sezone në qytetin që sot është i pafunksuonshëm, Luhansk. Është një situatë shumë e keqe. Edhe para pak minutash u lidha me ish-kapitenin e ekipit në kohën time. Mbi 200 ndeshje në Zoria Luhansk. Situatë shumë e rëndomtë. Po të kalojmë Poloninë ka mundësi të vijë edhe në Shqipëri. Unë i kam thënë që derën e kanë të hapur të gjithë. Kur ra tërmeti këtu në 2019 ata ishin të gjithë gati dhe më thanë të shkoja të jetoja atje. Është një anë emocionale shumë e rëndë. Janë shumë të panikosur, për vetë faktin se nuk e dinë si do eci, nuk e dinë çfarë do bëjnë. Para dy ditësh pata një kontakt me një gazetar dhe më tha se do iknin gruaja dhe fëmijët dhe do lu.ftonte”, ka deklaruar Parid Xhihani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/