Arsenali mposhti Chelsean në derbin e Londrës. “Topçinjtë“ fituan mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3-1, ndërsa të tre asistet për ekipin e Artetës mbajnë autorësinë e Granit Xhakës. Mesfushori shqiptar zhvilloi një paraqitje mahnitëse, duke marrë vlerësime të mëdha edhe nga analistët e “Sky Sport“. Një prej tyre ishte edhe Fabregasi, i cili ka vlerësuar Xhakën gjatë intervistës që ky i fundit dha pas ndeshjes.
“Granit, mendoj se sot (dje) treguar një shembull të pastër se çfarë i mungonte Chelsea-t. Pasion dhe uri. Ti e doje (fitoren) më shumë se ata, ky është Graniti në versionin e tij më të mirë dhe luajte vërtetë shumë mirë. Të lumtë”, ka thënë Francesk Fabregas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/