Shqipëria do të udhëtojë nga dita e nesërme ku do të nisi edhe grumbullimi, për të zhvilluar transfertën ndaj Polonisë. Kuqezinjtë kërkojnë që të marrin maksimumin nga kjo përballje, pavarësisht se në letër e kanë të humbur ndeshjen. Por nga krahu tjetër ambienti polak është i trazuar dhe Paulo Sousa është pranë shkarkimit. Vetëm 1 fitore e marrë në 8 ndeshje me një yll botëror si Leëandoëski në organikë janë shumë pak për të arritur te pritshmëritë.
Ndërkohë ish-futbollisti i Polonisë dhe njëkohësisht trajneri Piotr Sëierczëeski ka paralajmëruar fundin e hidhur për Kombëtaren. “Në Bordo ku stërviti Sousa më kanë thënë se ishte trajner shumë i dobët. Unë i uroj më të mirat Kombëtares tonë. Por aty ka shumë ndryshime, të panjohura. Kanë ndodhur shumë gjëra. Kam frikë se Shqipëria nuk do të mundet nga ne, San Marino është formalitet. Gjashtë pikë për tre ndeshjet e radhës janë plani minimal. Unë u befasova me Sousan si trajnerin e ri të Polonisë. Nuk besoj te ai”, ka thënë ish-futbollisti i polakëve në prag të tre ndeshjeve të shtatorit ndaj Shqipërisë, San Marinos dhe Anglisë. /Sport Ekspres/