Simeone ka shpërthyer në festë te goli i Herraras në minutat e fundit të takimit, pasi u barazua rezultati ndaj Juventusit në shifrat 2-2. Por në fundin e ndeshjes trajneri i Atletico Madrid ka pasur edhe një pakënaqësi për gjykimin.
Më së shumti lidhet me rastin e Bonucit, atje ku pati një prekje me dorë nga ky i fundit në zonën e Juventusit. Megjithatë arbitri lejoi vazhdimin e lojës, duke mos akorduar penallti në favor të spanjollëve. E gjitha kjo ka sjellë edhe ironinë e Simeones, që për “Fox Sport” ka thënë:
“Me Juventusin duhet të jetë patjetër një dorë e jashtëzakonshme brenda zonës, për të qenë e gjykueshme. Ajo që më pëlqeu më së shumti ishte fakti që ekipi nuk doli nga gara edhe pasi ishte në disavantazh”, ka thënë Simeones mes të tjerash. /Sport Ekspres/
#bonucci #AtleticoJuve
NON ERA MICA MANI?? https://t.co/oK0nKOhLst— AKB24 (@antoniothebeer) September 18, 2019