Vllaznia arriti që të barazonte kundër Craiovas në ndeshjen e Loro Boricit. Shkodranët dolën me rezultatin 1-1, duke i mbajtur ende të hapura shanset për t’u kualifikuar në turin e tretë të Conference League. Ndërkohë në mediat rumune nuk kanë munguar notat e ironisë në pasqyrimin e rezultatit dhe deklaratave.
“Barazuan me vendin e pestë në Shqipëri, por lojtarët e Craiovas janë të sigurt për ndeshjen e kthimit: “Ne jemi favoritët”, shkruhet nga ana e Pro Sport që thekson vendin ku e mbylli kampionatin Vllaznia si për të treguar nivelin e ulët. /Sport Ekspres/