Ironia e fatit! Djali i Rudi Vatës dhe Kevin Zefi i Interit do të vijnë në Shqipëri, por do të luajnë me fanellën e Irlandës

Shqipëria U-19 për djem mësoi pak ditë më parë emrat e rivalëve që do të ketë përballë në fazën kualifikuese të Kampionatit Europian 2023-2024 për këtë grupmoshë. Shorti i hedhur nga UEFA në Nyon të Zvicrës e vendosi Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë. Pas konsultimeve mes federatave të katër vendeve pjesëmarrëse në Grupin 13 dhe UEFA-s është vendosur që ndeshjet e kualifikueseve të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.

Por nuk është vetëm ky detaji interesant. Te Irlanda U-19 ndodhen edhe tre lojtarë shqiptarë, mes të cilëve Roko Vata, djali i Rudi Vatës. Së bashku me të ka edhe një emër shumë të njohur, Kevin Zefi, i cili luan me të rinjtë e Interit dhe deri tani e ka refuzuar Shqipërinë. Në fund për të plotësuar treshen e shqiptarëve që do të vijnë në atdhe për të përfaqësuar Irlandën do të jetë edhe Justin Ferizaj i Shamrock. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online