Ironia e Erion Braçes: Na falni për vonesën, Partizani si kryesues duhej që në javën e tretë

Partizani ka barazuar me rezultatin 0-0 ndaj Kukësit në takimin e vlefshëm për javën e 10 të Superiores. Pavarësisht këtij rezultati, të kuqtë janë kryesues të vetëm të kampionatit.

Në stadium ashtu si edhe gjithmonë, ishte edhe figura e njohur politike në vendin tonë, Erion Braçe. Në një intervistë për “Top Channel”, nëpërmjet ironisë, Braçe ka kërkuar falje se Partizani u vonua kaq shumë për të marrë vendin e parë.

“Partizani nuk ka pasur kurrë krizë të rezultateve. Këtë e thoni ju, mediat. Për mua nuk ka pasur kurrë krizë. Në vendin e parë jemi. Na falni për vonesën, që u vonuam kaq shumë për të marrë vendin e parë. Duhej të ishim që në javën e tretë aty sipas jush. Po këtu do të rrimë”, ka thënë Erjon Braçe. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online