Thonë se fati me njërën dorë të hedh dhe me tjetrën të pret. Një shprehje kjo që mund t’i shkojë për shtat Italisë në këto momente. Pas eliminimit të papritur nga Maqedonia e Veriut në “play off”, një shpresë e re lind për axurrët.
Irani ka thyer përsëri paralajmërimet e FIFA-s, teksa ka lënë jashtë stadiumit 2000 tifoze femra, pavarësisht se këto të fundit janë pajisur me bileta. Ndaj tyre është përdorur spraj dhe nuk janë lënë të lira të ndjekin Kombëtaren e tyre kundër Lebanit.
Një veprim i tillë rrezikon të lërë Iranin pa Botëror, pasi është hera e disatë që thyhen udhëzimet e FIFA-s për të lejuar femrat të hyjnë në stadium. Në një rast të tillë qeveria botërore e futbollit mund të zgjedhë të zëvendësojë Iranin me Kombëtaren e renditur më lart në renditjen e FIFA-s, e cila është pikërisht Italia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/