Janë luajtur sot tri sfidat e para të javës së 20-të në IPKO Superliga. Drita priti në shtëpi ekipin e Drenicës dhe shihej si skuadra favorite për të fituar, fitore të cilën e arriti vetëm në sekondat e fundit të sfidës, falë golave të Bujar Shabanit dhe Xhevdet Shabanit, në minutat 90+2’ dhe 90+6’.
Drenica humbet kështu vendin e pestë në renditje dhe kampionët në fuqi të Dritës i parakaluan me triumfin e arritur. Në sfidat e tjera, Ferizaj ka marrë një fitore jetike sa i takon mbijetesës, pasi mposhti KF Ballkanit me rezultatin minimal, 1-0.
Goli i Shalës në minutën e 85’ ishte shumë i rëndësishëm për skuadrën e Ferizajt, gol që i dha fitoren dhe e ngjiti në kuotën e 21 pikëve. Në barazim është mbyllur vetëm sfida mes Lirisë dhe Gjilanit.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Memajt në minutën e 29’ dhe ndeshja po shkonte mirë për ta, por në minutën e 75’, Razak barazoi shifrat dhe skuadrat ndanë nga një pikë.
IPKO Superliga, java 20
Drita – Drenica 1-0
Shënues: B. Shabani 90+2’, Xh. Shabani 90+6’
Ferizaj – KF Ballkani 1-0
Shënues: Shala 85’
Liria – Gjilani 1-1
Shënues: Memaj 29’ / Razak 75’