Inzagi heq dorë nga çmenduria e tij, i jep minuta Kristjan Asllanit pas 8 ndeshjeve si spektator

Simone Inzagi i ka dhënë fund sot çmendurisë së tij me Kristjan Asllanin. Megjithëse erdhi si një lojtar i perspektivës që do të zinte vendin e Brozoviçit, mesfushori shqiptar i ka ndjekur ndeshjet e fundit nga si spektator nga pankina. Jo pak, por për 8 ndeshje radhazi nuk është parapëlqyer për të luajtur qoftë edhe një minutë në fushën e lojës.

Por sot, Inzagi ka hequr dorë nga ky qendrim, duke i dhënë disa minuta lojë Asllanit. Futbollisti shqiptar është aktivizuar në minutën e 78 kundër Fiorentinës, e cila fitoi me rezultatin 0-1. Ndeshja u vendos në minutën e 53-të, kur Bonaventuara shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Interi rrezikon ndjeshëm pozitat e tij në tabelën e renditjes, ku gara për një vend në Ligën e Kampioneve vazhdon të jetë e fortë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *