Simone Inagi fitoi përherë të parë titullin kampion në Itali dhe menjëherë pas sigurimit matematikor të skudetos falenderoi Igli Taren. Ky i fundit ishte personi që i besoi stolin e trajnerit te Lacioja, duke e nxjerrë në pah mes më të mirëve të Serisë A. I pyetur nga mediat në mbrëmjen gala “ADISCOP Football” sa i kënaqur ishte nga deklarata e Inzagit l, Igli Tare është përgjigjur:
“Shumë, shumë. Është një krenari edhe për ne, sepse rrugëtimi i tij është gjithashtu rezultat i asaj çfarë ai mësoi te Lacioja në Romë. Jemi të gjithë shumë të lumtur për titullin e tij kampion. Mendoj se është i pari nga shumë që do të pasojnë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/