Investimet në infrastrukturë/ FSHF nis punimet për fushën e re në Gjirokastër

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ka nisur puna për ndërtimin e një fushe të re stërvitore me bar artificial në Gjirokastër, si pjesë e projektit të Federatës së Futbollit “100 Fushat”.

Pas marrëveshjes së firmosur mes FSHF-së dhe Bashkisë Gjirokastër, kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e njërës prej dy fushave të planifikuara.

Punimet janë në fazën fillestare dhe së shpejti pritet të fillojnë edhe punimet për fushën e dytë.

Ky investim është një hap konkret për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Gjirokastër dhe synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e futbollit në moshat e reja.

Më herët, FSHF në Gjirokastër ka përfunduar me sukses shtrimin e barit natyral në stadiumin “Luftëtari”.