Intervistat/ “Vitin tjetër marr medalje jashtë Shqipërie”, Abazaj këshillon Kukësin: T’i vrasi ndeshjet, mos të qajë pikët e lëna

Është mbyllur edhe takimi i fundit për këtë javë të Superiores. Një barazim 0-0 ka qenë rezultati përfundimtar në ballafaqimin mes Kukësit dhe Skënderbeut. Verilindorët dëshironin fitoren me çdo kusht për të konsoliduar vendin e 2-të në Superiore, por diçka e tillë nuk ndodhi. Kështu lufta për këtë pozicion do të vazhdojë deri në ndeshjen e fundit. Në përfundim të ndeshjes kanë thënë fjalët e tyre për “Supersport” vetë protagonistët.

Kristal Abazaj: “Është ndeshja e disatë kjo që themi edhe ketë dhe nuk gabojmë më. Ne arrijmë të krijojmë por nuk shënojmë. Mendoj se gabimi është te ne, nuk është te fati. Ky është një problem shumë i madh për një ekip që synon të dali kampion. Jemi nisur për kampion. Madje me të gjitha ekipet që pretendojnë për kampion i kemi mposhtur si me futboll, si me lojë, nuk ka qenë rastësi.

Besoj që vitin tjetër do arrij ta marr një medalje, por ajo do jetë jashtë jo në Shqipëri. Në Shqipëri ky është viti i fundit, kështu shpresoj. Po të mos isha altruist do të kisha pasur dhe 16 gola. Jam munduar që edhe Shkurtaj të shënojë. Janë disa opsione për të ardhmen, por nuk kemi vendosur ende. Primar mbetet kampionati belg, por edhe ai polak. Megjithatë fokusi është te kampionati belg. Këshilla për Kukësin? Me ekipet e vogla duhet t’i vrasin ndeshjet dhe jo të qajnë për pikët e lëna”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *