Intervistat/ Vendosi ndeshjen me supergolin e tij, Vila: Ishte ndeshje karakteri, dua që Lorenco të eci më shumë se mua

Tirana bie për herë të parë nën drejtimin e Egbosë. Teuta ka marrë një fitore minimale 1-0 kundër bardhebluve dhe bëhet e para që ndal furinë e bardhebluve. Një 3 pikësh i merituar ky për skuadrën e Martinit, që me këtë rezultat ndez më shumë se kurrë Superioren, pasi pas Tiranës gjendet pikërisht Kukësi me vetëm 6 pikë më pak. Në përfundim të takimit kanë qenë vetë protagonistët ata të cilët kanë dhënë edhe mendimin e tyre për atë çfarë foli fusha. Më poshtë janë edhe deklaratat e protagonistëve për “Supersport“.

“Më bëhet shumë qejfi që Lorenco ka bërë hapa të mira. Shpresoj të vazhdojë në këto ritme dhe shpresoj të eci më shumë se unë, të bëjë karrierë më të mirë se unë. Kjo ishte ndeshje karakteri. Falenderojmë të gjithë cunat nga i pari te i fundit për karakterin e treguar. Me fitimin e Kupës të gjithë stafi do ishte shumë i kënaqur për 100 vjetorin. Ky është objektivi kryesor. Asist Kukësit? Ne nuk i bëmë nder kukësit, i dhamë një assist ekipit tonë, që të rrimë më të qetë për ndeshjen tjetër“, ka thënë Emiliano Vila./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *