Intervistat/ “Urime Tirana dhe Egbo”! Trajneri i Laçit: Profesionalizmi tregohet kur ti fiton edhe pse e mbylle me matematikën

Në ditën e sotme është përmbyllur java e 35 e Superiores atje ku është vendosur përfundimisht rënia e Vllaznisë në “Play-Out”. Partizani e ka mundur me shifrat 3-0, ndërsa Bylisi nga ana tjetër ka mposhtur 2-0 Luftëtarin dhe ka blinduar qendrimin në elitë. Tirana do të humbiste 3-1 në transfertë ndaj Laçit dhe Teuta do të fitonte 2-3 ndaj Flamurtarit. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Novi (Luftëtari): “Më vjen keq që arbitrat kanë ndikuar në këtë humbje. Është gjynah që t’i hash hakun këtyre djemëve të rinjë që nuk e përballojnë dot presionin. Nuk është se do vinim për të bërë çudira në Ballsh, por të bëhej një ndeshje e bukur. Gjithsesi le të shohim përpara, do t’i aktivizoj këta të rinjë edhe në ndeshjen e fundit. Do të vazhdoj te Luftëtari? Edhe mund të jem edhe mund të mos s’jem. Nuk është vendosur akoma”.

Egbo (Tirana): “Analistat që do të merren sot me ndeshjen duhet të shohin penalltinë e parë që i’u dha Laçit. Duke dhënë atë penallti ka acaruar lojtarët e mi, le ta shohin analistët. Megjithatë nuk dua të them asgjë për arbitrat pasi kampionati ka mbaruar. Pastaj goli i dytë mbylli edhe ndeshje. U mundova që t’i mbaj të motivuar lojtarët, por ishte e pamundur. Normalisht që jam i kënaqur me lojtarët, por ata do të shohin gabimet e tyre”.

Dede: “Një këshillë nga ana ime si koleg Egbo, sillu si fitues sepse ka mbaruar kampionati”.

Egbo (Tirana): “Jo, vetëm se po humbsnim 3-0 dhe prandaj më shumë”

Dedja (Vllaznia): “Më vjen jashtëzakonisht keq që pas ndeshjeve të fundit vijmë te kjo përballje. Jam munduar që të ndryshoj psikologjinë e lojtarëve. Partizani nuk kishte asnjë mundësi dhe me gjuajtjen e parë në portë nga larg erdhi goli. Pastaj shkoi ndeshja në favor të tyre. Është e habitshme, shumë e habitshme. Nuk e di, por vërtet gjendja psikologjike në Shkodër është e rënduar. Nuk dua të merrem fare me arbitrat në këtë ndeshje, por me 90 minutëshin tonë. Vjen goli i parë i Partizanit nga distanca, nuk futet as mbrojtësi dhe portieri i papërgatitur fare, gafa fëmijnore. E kisha menduar edhe të humbisja me Partizanin, por jo kështu. Shkova në dhomat e zhveshjes dhe pashë lojtarët me kokën ulur aty, madje nisi edhe një debat teksa thonin: “Përse jemi ne kështu?”.

Martini (Teuta): “Këto ndeshje që janë si të lehta në letër faktikisht rezultojnë edhe më të vështira. Kur u dha penalltia për Ribaj pyetja menjëherë: “Sa është ora?”. Pyeta në këtë mënyrë pasi isha i bindur që edhe nëse do të shënohej goli, ne do ta kthenim rezultatin në favorin tonë. Isha i bindur që do ta përmbysnim. Këto janë tre pikët e radhës dhe le të presim finalen”

Cungu (Laçi): “Urime Tiranës dhe trajnerit në Egbo për punën që ka bërë. Laçi ka shpirtin e garës dhe kam ndenjur në këmbë gjithë kohën, pasi kjo është puna ime. Ndeshja pastaj është dita e provimit. Jam i lumtur që kemi përmbyllur përfundimisht vendin e tretë që ishte objektivi ynë. Profesionalizmi tregohet që edhe kur objektivi është arritur, t’i prapë luan. Edhe përse ne ishim të siguruar në Europë, kemi arritur prapë që të fitojmë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *