Intervistat/ U rikthye me fitore, Gega: Doktori më tha vazhdo ilaçet, por adrenalina dhe emocioni më ndihmojnë

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e orës 16:45 të Kategorisë Superiore. Skënder Gega është rikthyer në pankinën e Kukësit pas shërimit nga Covid-19 dhe e ka rinisur me këmbën e mbarë te verilindorët. Këta të fundit kanë triumfuar me shifrat 1-0 kundër Apolonisë, duke konfirmuar atë ecuri pozitive të javëve të fundit. Ndërkohë në Durrës Teuta ka marrë vetëm një barazim kundër Kastriotit, që po rezulton një surprizë e bukur këtë sezon. Në përfundim të takimeve protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport”.

Gega (Kukësi): “E kam hedhur këtë virus pas krahëve dhe u bëj thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm për të kaluar këtë hall. Të them të drejtën, është pak ngutje që të jem këtu në stol. Doktori më tha të vazhdoj ilaçet. Ndihem mirë. Nuk kisha dyshime të stafi, thjesht doja të isha pjesë e garës. E kisha me shumë siklet sot. I kisha paralajmëruar çunat që do jetë një ndeshje e vështirë. Trepikëshi që morëm na bën të lumtur. Jam i kënaqur me ekipin për atë që tregoi, por nëse nuk shënon mund të pësosh.”

Unë mendoj se Vllaznia ishte një test shumë i mirë. Nuk mendoj se nuk bëmë gabime. Do vazhdojmë të kemi probleme. Besoj që kemi nevojë për përmirësim. Goli t’i bën gjërat më të lehta, gjetëm golin dhe kjo na lehtësoi. Jam i lumtur që iu larguam ngërçit të ndeshjeve të para.

Ne po dëgjojmë raste të shumta. Njerëz që po preken, unë e kalova. Adrenalina dhe emocioni më ndihmojnë. Doja që të ishte vëmendja te ekipi dhe jo tek ajo që kalova. Doja që të isha unë pjesë e ekipit dhe jo ekipi pjesë e imja. Kemi cilësi për të bërë më mirë, është një grup me shumë kualitete, edhe në sulm kjo, e pamë në Shkodër ku mund të shënonim më shumë gola. Na duhet më shumë punë, pasi në një ndeshje nuk mund të shpërdorosh kaq shumë”.

Martini (Teuta): “Kjo ishte ndeshja që s’kemi bërë mirë. Kjo edhe për meritë të kundërshtarit. Vazhdojmë e njëjta histori. Të them të drejtën nuk jam i kënaqur. Brenda 16 metrave kemi shumë probleme. Nuk shkojmë me agresivitet për të shënuar golin. Duhet të ndryshojmë, sepse kemi mjaft elemente që mund të zgjidhin ndeshjen.

Vila është një djalë i ri. Duhet të punojë shumë. Ai i di aftësitë e tij, edhe ne i dimë aftësitë e tij. Sot pas atij pezullimi pati grintë. Ne kemi krijuar një ekip për të dalë kampion. Kemi pasur kujdes me blerjet, pasi kemi  marrë lojtarë cilësor. Duke parë problemet si te Kukësi, Tirana mendoj që është momenti i duhur për të dalë kampion. Nuk janë pretendime të thëna në ajër, janë të bazuara në lojtarët që kemi. E dimë çfarë na ka bërë largimi i Kallakut, por nuk duhet ta mbajmë mendjen te ai”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online