Intervistat/ “U mbyll që në 10 minutat e para”, trajneri i Skënderbeut: Nuk është Kukësi si rivali ynë

Mirel Josa ka debutuar me një fitore në thellë në transfertën ndaj Skënderbeut gjatë ditës së sotme. Kukësi ka fituar në shifrat 0-4 në ndeshjen që e ka pasur në kontroll përgjatë 90 minutave. Goli i parë erdhi nga Ibrahimi në minutën e 4, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë do të ishte Limaj që dyfishoi shifrat.

Për të shkuar të qetë në dhomat e zhveshjes mendoi Leiria, falë golit që erdhi nga një aksion model. Ndërkohë Limaj realizoi dopietën personale në minutën e 63 duke vendosur fitoren në shifrat 0-4. Në krahun tjetër Kastrioti fitoi ndaj Bylisit në shifrat 1-0 për t’i lënë ballshiotët në vendin e parafundit të renditjes. Goli në fluturim nga ana e Dacit ishte një perlë më vete që pritet të jetë kryevepra e kësaj jave në Superiore. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Ahmataj (Skënderbeu): “Ndeshja u prish që në 10 minutat e para, u mbyll gjithçka, nuk bëhej fjalë për ta kthyer takimin. I dhamë edhe ne një dorë Kukësit me gabimet tona në krahun e mbrojtjes, pa harruar edhe gabimet në lexim të situatës në qendër të mbrojtjes. Le të shohim përpara pasi nuk është Kukësi rivali ynë. Nuk u vendosëm ndaj Kukësit për futboll të hapur, donim që të mbyllnim hapësirat që të mos depërtonte kundërshtari. Por dy topa të gjatë na prishën gjithë rreshtimin dhe ishim të detyruar që të ndërtonim diçka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *