Shqipëria ka rigjetur fitoren në Ligën e Kombeve. Ngërçi i golave tashmë ka marrë fund, teksa kuqezinjtë kanë shënuar 3 herë në portën e Kazakistanit, ndërsa këta të fundit shënuan vetëm njëherë. Me këto tre pikë të marra mbrëmjen e sotme Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja shkon më e sigurt në ndeshjen e radhës kundër Bjellorusisë, ku do të kërkojë me ngulm vendin e parë në grup. Në përfundim të 90 minutave, protagonistët e takimit kanë dhënë prononcimin e tyre për “Supersport”.
“Më vjen mirë që e hapa unë rrugën e fitores sepse bëra golin e parë. Sot kemi bërë vetëm gjysmën e punës. Gjysmën tjetër duhet ta bëjmë të mërkurën. Ekipi më me kualitet në vendin tonë është Bjellorusia. Duhet ta tregojmë që e meritojmë ta fitojmë atë ndeshje. Do jetë e vështirë. Ne fituam sot, por nga nesër duhet të mendojmë për ndeshjne e radhës”, ka thënë Sokol Cikalleshi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/