Intervistat/ Shpëtim Duron nuk e mbajnë nervat: Kush u mërzit mo? Po flisni budallallëqe

0

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar 3 ndeshje të Superiores, atje ku Flamurtari ka regjistruar fitoren e parë për sezonin 2019-2020 duke mundur Luftëtarin në shifrat 0-1. Nga ana tjetër, Kukësi është surprizuar nga Bylisi në barazimin 1-1, ndërsa Partizani ka fituar në transfertën e Laçit 1-3. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Sormani (Partizani): “Nuk më intereson se kush shënon te Partizani, mjafton vetëm që të gjejmë golin. Ajo që mua më shqetëson është se pësojmë pa marrë një gjuajtje në portë. Ajo që ka rëndësi është se Partizani është në grup. Jemi 20 lojtarë që hyjnë në fushë dhe duhet të japim maksimumin”.

Shpëtim Duro (Kukësi): “Ne e kishim parashikuar se do e kishim të vështirë në Ballsh, pasi të tjerët si Tirana dhe Partizani kanë humbur këtu. Duhej ta kishim mbyllur takimin, pasi pashë një kundërshtar të çorientuar mbrapa. Por mungesa e komunikimit mes sulmuesve e solli këtë barazim. Gjithmonë do dali një arsye. Gazetari Jahaj e pyet se përse u mërzit Rroca kur doli nga fusha. “Kush u mërzit mo, kush u mërzit? Përse flisni budalliqe, kush u mërzit kur u ndërrua? Bëni pyetjet teknike, jo kot. Rroca u largua sepse ishte i dëmtuar. Ne jemi të gjithë punëtor kështu. Rroca kishte kaviljen të dëmtuar që në pjesën e parë dhe e kemi shtyrë pak zëvendësimin.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.