Intervistat/ “Problemi i Laçit ka qenë vetëm çështje fati“, Duro pas debutimit: Presidenti bën shumë, sa që ndonjëherë…

Java e 8 e Kategorisë Superiore është mbyllur me 3 sfidat e orës 16:45. Vllaznia konfirmon se nuk është rastësisht në krye të tabelës së klasifikimit, pasi këtë herë ka mposhtur edhe ekipin me mbrojtjen më të mirë të kampionatit. Shkodranët kanë fituar me shifrat 1-0 kundër Partizanit, me golin e Dilaver të ardhur në minutën e 86. Ndërkohë Kukësi ndjek ritmin e kuqebluve, pasi kanë mposhtur pastër Skënderbeun më rezultatin 3-1. Ndërsa në Durrës Tetua vijon të mos njohë fitore dhe është mjaftuar me vetëm një barazim 1-1 kundër Laçit. Në përfundim të takimeve protagonistët kanë thënë fjalën e tyre për mikrofonin e “Supersport“.

Shpëtim Duro (Laçi): “Doja të isha në ndeshje prezent, pavarësisht se dje fillova stërvitjen. Jam trajner që e njoh futbollin shqiptar dhe nuk kishte kuptim të mos isha i pranishëm. Ishte një ndeshje e vështirë me një skuadër si Teuta që i duhej patjetër fitorja. Kjo nuk është një pikë për në klasifikim, por një pikë morali. Laçi është një skuadër që nuk ka ndryshuar shumë nga sezoni i kaluar. Është përforcuar. Nuk ka bërë një nisje të mirë. Unë them ka qenë më shuimë çështje fati në 2-3 ndeshje. Ne e dimë që kur nuk shkon puna mirë me rezultatet përgjegjësinë e mban trajneri. Kështu ka ndodhur me Cungun, kështu ka ndodhur me mua, kështu ka ndodhur edhe me të tjerë. Presidenti i Laçit bën shumë, aq sa mund të kalojë ndonjëherë dhe merret edhe me detaje të vogla. Çdo njeri ka të meta, edhe unë kam të meta, edhe presidenti ka të meta“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *