Intervistat/ Partizani i prish mbrëmjen Gegës, trajneri i Kukësit: Jam i zhgjënjyer, 4 gola janë shumë

Ka përfunduar java e 11 e Kategorisë Superiore. Dy supersfida si Teuta-Tirana dhe Partizani-Kukësi kanë mbyllur këtë javë. Edi Martini ndal sërish bardheblutë në një barazim 1-1, ndërsa në Elbasan Partizani ka shpërfytyruar Kukësin e Skënder Gegës në shifrat 4-1. Pas përfundimit të takimeve knë folur për mikrofonin e “Supersport“ vetë protagonistët.

Gega (Kukësi): “Besoj se ka nevojë cdo repart për merkato. Një ekip nuk mbrohet me 3 veta, as me 4. Por është një mentalitet që krijohet. Jam i zhgënjyer. Katër gola janë shumë. Pavarësisht se krijuam raste, edhe kur nuk shënon është mangësi. Kjo është përgjegjësi e trajnerit“.

Dede (Tirana):“Nervoziteti është pjesë e interpretimit të një ndeshjeje. Kisha parashikuar tjetër gjë. E dinim forcën e tyre. E zhbllokuam ndeshjen shumë shpejt dhe duhet të bënim dicka më shumë. Mos të harrojmë që kemi shumë djem të rinj nga akademia që duhen mbështetur. Superliga shqiptare është shumë e fortë. Ka shumë ashpërsi dhe grintë, prandaj diferencat janë të vogla. Duhet ti japim merita edhe kundërshtarit që na vuri në vështirësi. Kur nuk arrin dot të fitosh gjithmonë mërzitesh“.

Martini (Teuta): “Janë shumë 6 barazime për një ekip si ne që është ndërtuar për të dalë kampion. Ka shumë momente si rasti i herëpashershëm i përsëritur ku na është ngrënë një penallti sade. Jam i mendimit se është penallti e pastër. Kjo është ajo që bën dallimin. U bë e disata herë dhe pikët ikin“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *