Intervistat/ “Daja? Nëse bëj 7 të mira, me një gabim më thotë nuk vlen“, Bardhi: Driblimi nga 40 m veti e imja

Ka përfunduar java e 11 e Kategorisë Superiore. Dy supersfida si Teuta-Tirana dhe Partizani-Kukësi kanë mbyllur këtë javë. Edi Martini ndal sërish bardheblutë në një barazim 1-1, ndërsa në Elbasan Partizani ka shpërfytyruar Kukësin e Skënder Gegës në shifrat 4-1. Pas përfundimit të takimeve knë folur për mikrofonin e “Supersport“ vetë protagonistët.

Bardhi (Partizani): “Driblimi nga 40 metra? Është diçka e vetive të mia dhe profesor Daja ma ka bërë të ditur që duhet ta shfrytëzoj këtë cilësi që kam. Sot e bëra mjaft mirë.  Çdo ndeshje është e vështirë, sidomos me Kukësin, që është ekip pretendent dhe asnjëherë nuk të shkon mendja se mund të  merret ky rezultat. Por futbolli ndonjëherë të merr për lart, ndonjëherë të merr për poshtë. Daja, nëse unë bëj 7 të mira, me një gabim më thotë “ti nuk vlen fare”. Siç e shikoni edhe Daja po i tregon frytet e vet ate unë“.

Gega (Kukësi): “Besoj se ka nevojë cdo repart për merkato. Një ekip nuk mbrohet me 3 veta, as me 4. Por është një mentalitet që krijohet. Jam i zhgënjyer. Katër gola janë shumë. Pavarësisht se krijuam raste, edhe kur nuk shënon është mangësi. Kjo është përgjegjësi e trajnerit“.

Dede (Tirana):“Nervoziteti është pjesë e interpretimit të një ndeshjeje. Kisha parashikuar tjetër gjë. E dinim forcën e tyre. E zhbllokuam ndeshjen shumë shpejt dhe duhet të bënim dicka më shumë. Mos të harrojmë që kemi shumë djem të rinj nga akademia që duhen mbështetur. Superliga shqiptare është shumë e fortë. Ka shumë ashpërsi dhe grintë, prandaj diferencat janë të vogla. Duhet ti japim merita edhe kundërshtarit që na vuri në vështirësi. Kur nuk arrin dot të fitosh gjithmonë mërzitesh“.

Martini (Teuta): “Janë shumë 6 barazime për një ekip si ne që është ndërtuar për të dalë kampion. Ka shumë momente si rasti i herëpashershëm i përsëritur ku na është ngrënë një penallti sade. Jam i mendimit se është penallti e pastër. Kjo është ajo që bën dallimin. U bë e disata herë dhe pikët ikin“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online