Intervistat/ “Nuk u gëzova që Supersport po jep Superioren”, batuta e Martinit dhe këshilla: Vllaznia të mbajë trajnerin Dedja

Superiorja ka mbyllur takimet e ditës së dielës, teksa Kukësi ka mundur me shifrat 1-0 Bylisin, ndërsa Vllaznia nga ana tjetër ka humbur 0-3 ndaj Teutës. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e dhëna nga ana e protagonistëve të takimit për “Supersport”:

Dedja (Vllaznia): “Rezultati dhe vendi jonë e tregon qartësisht situatën ku jemi. E dija që do të ishte e vështirë për ne kur e mora, por me psikologjinë time mendoja se do të shkonte mirë dhe se kishim mësuar nga gabimet. Zgjodha këtë futbollistë duke menduar se do të kuptonin përgjegjësinë e fanellës. E thashë edhe më parë, mendoja se kishim ndryshuar. Kemi shumë probleme në organizimin e lojës, duelet me kundërshtarin. Kemi dhënë shumë pak indicie. Nuk do të dorëzohem deri kur të përfundojë kontratën. E di që duket e çuditshme, por do të rris ngarkesën në stërvitje, rrugë tjetër nuk ka”.

Shehi (Kukësi): “Me rëndësi në këtë fazë janë pikët. Ne vuajtëm, por duhet të dimë edhe të vuajmë. Nuk është fushë me lule dhe kjo fitore e jona vendos në presion Tiranën. Kjo ka rëndësi, megjithëse mund të përmirësonim lojën tonë. Nuk është se jam i këaqur, por dëmtimi i Obanorit na ka prishur punë. Duhet të jemi të sigurt në prapavijë”.

Martini (Teuta): “Ishte shumë e vështirë në fillim pasi nuk i njihja lojtarët me karakterin e tyre dhe tani kemi fituar të gjithë harmoninë. Por ndeshjet në orën 5 janë të lodhshme vërtet dhe po i shkatërrojmë futbollistët duke luajtur në këtë orar. Nuk u gëzova që u arrit marrëveshja mes jush dhe FSHF se atëherë kur nuk e transmetuat ju takimin, mund ta zgjidhnim vetë orarin se kur do të luanim (qesh). Sa i përket Kallakut, po na ndihmon shumë edhe në pjesën e mbrojtjes. Vllaznia? Mendoj se duhet të firmosin kontratën e re menjëherë me trajnerin Dedja dhe futbollistët ta dinë se kush do t’i drejtojë edhe për sezonin tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online