Intervistat/ “Nuk të vjen mirë të pësosh gol të tillë”, Dede zbulon: Kobina nuk ndihej mirë në Shqipëri, pranova për një vizion të largët

Kanë përfunduar pak minuta më parë edhe 3 ndeshjet e fundit të javës së tretë të Kategorisë Superiore. Mbi të gjitha ka spikatur përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës në “klasiken“ e Superiores, e cila është vendosur vetëm në frymën e fundit nga goli i Dungas. Në përfundimt të takimeve, vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport“.

Dede: “E rëndësishme është që ekipi reagoi dhe tregoi karakter. Normal që nuk të vjen mirë të pësosh një gol të tillë. Duhet t’i japim komplimenta Vllaznisë. Në futboll ndodhin edhe situata të tillë, edhe keqkuptime. Linja e mbrojtjes e mbajti mirë kundërshtarin. Është vetëm fillimi i kampionatit. Nuk të vjen mirë të humbësh ndeshje, por është vetëm fillimi i kampionatit. Koha ka qenë e shkurtër në dispozicion dhe disa lojtarë i kemi pasur në ekipin kombëtar. Që ka përshtatje ka. Unë Najdovskin e kam parë gjithnjë si qendërmbrojtës edhe kur nuk isha trajner i Tiranës. Sot nuk luajti mirë, por unë i jap një notë kaluese. Vangjeli është një lojtar që ka një shpirt të admirueshëm, pavarësisht moshës që ka. E pranova këtë punë me një vision pak më të largët. Në këtë moment mendojmë të përmirësojmë disa lojtarë të rinj. Edhe largimi i Kobinah, mund të largohej me parametër 0. Nuk ndihej mirë në Shqipëri. Lojtarët këtu janë të gjithë të rinj.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *