Intervistat/ “Nuk shënuam as nga penalltia”, Dovedan ngre alarmin: Nuk shënojnë këta futbollistë, duhen të tjerë…

0

Skënderbeu ka arritur që të fitojë në transfertën “e pamundur” të Ballshit, duke ia dalë në shifrat 0-2 kundër Bylisit. Kryevepra e Pusit dhe më pas Terziu i dhanë tre pikët ekipit të Ahmataj. Në krahun tjetër kishte paqe kundër Kastriotit dhe Apolonisë, pasi ky takim u mbyll në shifrat 1-1. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e protagonistëve të takimit për “Supersport”:

Dovedan (Bylis): “Ne nuk bëjmë dot gol as nga penalltia. E kam thënë që ne kemi shumë probleme përpara. Na mungojnë edhe lojtarët. Duhet të ndërhyjmë dhe të marrim futbollistë të tjerë në sulm, pasi me këta është e vështirë që të shënojmë”.

Ahmataj (Skënderbeu): “Fusha nuk ishte në nivelin e duhur sot dhe kjo pengoi edhe manovrën sulmuese të dy ekipeve. Kemi luhatje që duhet t’i rregullojmë dhe ne duhet të kemi më shumë besim te vetja. Penalltia e humbur ndikoi pasi bie besimi i kundërshtarit dhe ngrihet morali ynë. Ishim. Boshti i skuadrës nuk është plotë dhe kërkohet eksperiencë për gjithë djemtë e tjerë pasi disa prej tyre e kanë Superioren për herë të parë Nuk duhet që të mërzitemi dhe të vazhdojmë përpara. I falënderoj djemtë për mënyrën sesi stërviten dhe që janë të gatshëm për t’u përballur me kundërshtarët në Superiore. Opinioni që Skënderbeu do të bierë nga Kategoria është “vakum”, krijohen flluska dhe thjeshtë një opinion i kotë për të krijuar mentalitetin e gabuar. Ekipet bien brenda fushës së lojës”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.