Intervistat/ Nuk ishte i grumbulluar, Martini sqaron çështjen “Vila”: Patëm një përplasje, ky është shkaku

0

Kanë përfunduar edhe dy takimet e fundit të javës së 4-t të Kategorisë Superiore. Kukësi ka marrë fitoren e parë përballë Laçit, ku vendosi ai gol i ibraimit, i cili tund për herë të parë rrjetën me fanellën e verilindorëve. Ndërkohë në Durrës nuk ka pasur fitues. Vllaznia ka barazuar me shifrat 0-0 kundër Teutës pas 3 fitoreve rresht në kampionat. Pas përfundimit të takimeve, vetë protagonistët kanë thënë fjalën e tyre për “Supersport”.

Martini (Teuta): “Për ne normalisht që është humbje. Kemi humbur 2 pikë. Ekipet kur luajnë kundër nesh mbrohen me shumë forca mbrapa. Nuk po arrijmë të shënojmë dhe këtë duhet ta riparojmë. Përplasje me Lorenco Vilën? Është diçka mes klubit tonë. Ka pasur diçka të tillë. Ky ishte shkaku që nuk ishte i grumbulluar sot në ndeshje.”

Cungu (Laçi): “Kukësi nuk kishte shënuar akoma golin e parë në kampionat. Ia bëmë vetes, jo se na e bëri kundërshtari. Unë e di që ky ekip ka potencial për t’u rikthyer fuqishëm dhe do të rikthehet fuqishëm, nuk ka ku shkon. Akoma nuk kemi gjetur 11-shen e duhur. Ky është ngërçi momental. Por futbolli është edhe fat ndonjëherë. Pres më tepër nga lojtarët e ardhur. Kanë ardhur lojtarë të evidentuar në ekipet e tyre, por deri tani më vjen keq po nuk po japin atë që duhet. Kontributi i tyre do të jetë shumë domethënës për ne”.

Brdariç: “E konsideroj një fitore këtë ndeshje. Tani jemi duke fluturuar, por duhet të jemi të përkulur. E dimë se çfarë duhet të bëjmë. Pritshmëritë për Vllazninë janë shtuar, por duhet të jemi të qetë dhe të heshtur. Të punojmë për objektivat tona. Sot ishte një luftë. Nuk ishte një lojë që më pëlqen ta luaj. Sot rëndësi kishte të luftonim se sa bukuria e lojës. Ne jemi një ekip. Punojmë të gjithë bashkë. Nuk jemi të ndarë”./Halit Dellibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.