Intervistat/ “Nuk e mendoja të humbnim kështu”, Skënder Gega flet me sinqeritet: Nuk kishte llogjikë…

Superiorja ka filluar në ditën e sotme atje ku Tirana ka fituar në shifrat 2-0 ndaj Kukësit, ndërsa nga ana tjetër surpriza erdhi nga Kastrioti që fitoi në shifrat 2-1 ndaj Partizanit. Ndërkohë që Bylisi është ndalur në barazim me Laçin. Më poshtë mund të shihni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Ilir Daja (Partizani): “Golin ia kam dhuruar vetë kundërshtarin në pjesën e parë me një gabim të tonin. Nuk kemi shfrytëzuar mundësitë tona, por në pjesën e dytë barazuam me Asanin dhe kur kishim gjithë lojën në kontroll, atëherë pësuam golin me një kundërsulm të vetëm të Kastriotit. Kjo na vjen vërtet keq, duhet të jemi më cinik. Kundërshtari me dy ose tre aksione në total ka shënuar dy gola, prandaj duhet të tregojmë më shumë kujdes në mbrojtje”.

Armando Cungu (Laçi): “Laçi nuk demonstron dhunë, por vetëm futboll burrëror. Kush luan futboll të bukur ka fituar edhe në Laç. Ndërkohë në Ballsh nuk është hera e parë që ndodh, ka shumë ashpërsi loja. Shumë faulla të pandëshkuar nga lojtarët e Bylisit. Nuk duhet të ndodhi një gjë e tillë në 2020, duhet që të ketë “Fair Play” në fushë dhe jo t’i fshihemi njëri-tjetrit në fund. Kishte shumë ashpërsi dhe kjo ka ndodhur edhe në sezonin e shkuar. Nuk është e lehtë kjo fushë, megjithatë jam i kënaqur nga aspekti fizik i treguar nga ne”.

Dovedan (Bylis): “Cungu tha se luajtëm shumë ashpër? Po herën tjetër do pyesim Cungun sesi do të luajmë në fushë. Objektivi ynë është që të luajmë bukur, të mbajmë ritmin dhe pastaj ku të dali për pikët.”

Egbo (Tirana): “Me rëndësi në këtë ndeshje janë tre pikët e fituara. Sot fituam me dy goditjet nga këndi, herën tjetër mund të fitojmë duke krijuar aksione. I kam thënë lojtarëve që të jenë me këmbë në tokë dhe të mos vetkënaqen me rezultatin, duhet të shënonim sërish për të mbyllur ndeshjen. Ju e keni parë ndeshjen e Totenhemit ku ishte duke fituar 3-0 dhe u barazua në 3-3, ky është futbolli në fakt. Nadjovski shënoi golat, por edhe Muçi i ka qarë krosimet”.

Skënder Gega (Kukësi): “Mund të ndëshkohesh njëherë nga goditja e këndit, por jo dy herë. Kemi punuar në çdo lloj aspekti, por sot nuk treguam vlerat tona. Ato dy gola e bënë efektin e tyre, ndikojnë në lojë. Është një ndeshje që na jep mësim dhe duhet që të shohim përpara. Kur humb një ndeshje është përgjegjësi e trajnerit, në këtë rast e imja. Megjithatë kjo është një lojë grupi, unë personalisht nuk e mendoja se do të humbnim në këtë mënyrë. Nuk është sekret që nuk jam i kënaqur. Kemi pasur rastet tona me Tiranën, por që nuk erdhën nga ndonjë llogjikë loje që të linte të kënaqur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online