Intervistat/ “Nëse nuk e di ta them unë”, Daja i përvishet Dedes: Po flet me një trajner që ka 25 vite eksperiencë

Është mbyllur edhe takimi i fundit për këtë javë të Superiores. Një barazim 0-0 ka qenë rezultati përfundimtar në ballafaqimin mes Kukësit dhe Skënderbeut. Verilindorët dëshironin fitoren me çdo kusht për të konsoliduar vendin e 2-të në Superiore, por diçka e tillë nuk ndodhi. Kështu lufta për këtë pozicion do të vazhdojë deri në ndeshjen e fundit. Në përfundim të ndeshjes kanë thënë fjalët e tyre për “Supersport” vetë protagonistët.

Nevil Dede: Shoh që i falenderon gjithmonë lojtarët e tu. Por ti gjithmonë zgjedh të njëjtët futbollistë. Po ata që rrinë në stol a i falenderon?

Ilir Daja: “Të përfaqësosh një ekip që ka bërë historinë e futbollit shqiptar, mund të rrish edhe gjithë jetën trajner i Korcës. Ti je trajner i U19 të shipërisë dhe zgjedh gjithmonë në cdo pozicion nga 2 lojtarë. Nevil se po të shikoj në sy, se po flet me një trajner që ka 25 vite trajner, nëse nuk e di ta them unë. Ata lojtarët e stoli janë lojtarë që e kanë merituar të jenë te Skënderbeu. Por të përfaqësosh një fanellë si e Skënderbeut duhet të gjesh edhe momentin e duhur për t’i hedhur në fushë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *