Tirana fitoi në shifrat 4-2 ndaj Skënderbeut, ndërsa nga ana tjetër Vllaznia fitoi 3-5 në transfertë ndaj Laçit. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve dhe protagonistëve për “Supersport” menjëherë pas përfundimit të takimeve:
Ngo: “E kam shumë seriozisht këtë ardhje te Tirana. Kam humbur 10 kile për 5 javë. Kam rregulluar pjesën e të ushqyerit. Receta është karota dhe protein (qesh). Po stërvitem shumë për trupin tim dhe dua më të mirën nga kjo aventurë. E dërguam Tiranën në titullin kampion më parë, por këtë herë dua të jap kontribut tjetër, të bëjë më mirë. Ishte shumë e bukur ajo eksperienca aty me tifozët që festova te goli. Ekipi duhet të jetë më kompakt se kemi shpërdoruar shumë raste sot para porte”.
Vuksevic: “Golat e pësuar? Këto gjëra ndodhi në futboll, nuk ishte dita jonë. Kam shumë pak kohë me ekipin dhe nuk mund të them se çfarë ka ndodhur. Pesë gola të pësuar, mua nuk më kujtohet se kur një ekip i imi ka pësuar pesë gola në ndeshje zyrtare. Disa gabime individuale në mbrojtje na kanë sjellë në këto shifra. Është e vërtertë ekipi ka luajtur shumë mirë në Kupat e Europës, rënia e formës pas kupave. Kemi pasur problem me lojtarët nga dëmtimet, ka pasur nga ata që kanë dashur të largohen, nuk ka qenë situata si në Kupat e Europës”.
Memelli: “Është java e parë nuk duhet të kishte ndodhur kështu. E nisëm me gol me Tiranën dhe sigurisht që kur shënon në kryeqytet, ka shumë entuziazëm. Pastaj u goditëm nga kartoni i kuq i Zguros. Po i linim topat në zonën tonë për të goditur kundërshtarin. Kemi kaluar në ngërçin psikologjik dhe mos të them ndonjë fjalë më tepër që nuk duhet dhe që i lëmë në dhomat e zhveshjes.
Tirana manovronte me spostim në krahë dhe dopio pas në qendër. I thashë Zguros që të mos shkojë në kontakt të drejtpërdrejtë me kundërshtarët se kur Jorgji nis ia numëron faullat, një dy, tre, katër, dilte i kuqi. Në 45 minutat e para ishim të barabartë me Tiranën, për të mos thënë më mirë. Dhemb shumë pasi ia falëm vetë gjithçka Tiranës, rezultati është i gënjeshtër.
Brdariç: “Nuk erdhëm këtu për të vendosur rekorde, por për të fituar. Kemi shumë lojtarë ofensiv dhe kemi bërë lojë të bukur. Por nëse kemi gabuar disa herë në mbrojtje, më vjen keq. Kam folur me lojtarët pas humbjes së Superkupës dhe i kam thënë se nuk është e mundur që të luash vetëm 60 minuta, pasi ndeshja është për 90 minuta. Synimi ishte që t’i shkaktonim humbjen e parë kundërshtarit dhe ia dolëm.
Jam i lumtur që kanë synuar të gjithë sulmuesit. Nga jashtë duket e lehtë duket e thjeshtë sa i përket pësimit të golave. Deri në golin e dytë ne po luanim mirë, po mbanim topin. Lojtarët duhet të kuptojnë përgjegjsinë e tyre në fushë. I falëm rivalit disa raste të pastra shënimi dhe prandaj duhet të flasim me lojttarët.
Shehi: “Jemi pak deficit me kontigjentin edhe për largimet e ardhura. Por me këtë kontigjent që kemi do të ecim shumë dhe lojtarët e stolit tregojnë shumë në fushën e lojës nga aftësitë e tyre. Ne pas pjesës së parë kemi ndryshuar për të mbyllur hapësirat në mesfushë që krijuam. Duhet të jemi më shumë agresiv.
Sa shënojmë gol, rivalët na kërcënojnë në portën tonë. Sot nuk kishim kohë as të gëzonim për golin pasi na shënuar. Ka ndikuar edhe dalja me të kuqe e Zguros, por ne ndryshuam me këshillat në pjesën e dytë. Si asnjëherë më parë kemi 6 7 ekipe që luftojnë për titull nga investimet e klubeve”