Intervistat/ “Në Shkodër e duan shumë futbollin”, Imami: Të vazhdoj te Vllaznia atë që lash te Tirana

Vllaznia ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Superiore duke fituar në shifrat 1-0 kundër Bylisit. Eni Imami do t’i jepte tre pikët që i kthejnë shkodranët në vendin e parë. Ndërkohë nga ana tjetër është Skënderbeu që ka gabuar në minutat e fundit kundër Laçit, duke barazuar në shifrat 1-1. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Nica (Laçi): “Ndeshja nisi mirë, po shkonte në mënyrën e duhur, deri në pjesën e manovrës sulmuese. Lojtarët duhet të japin pasimin e thjeshtë, ka shumë probleme në organizimin taktik. I thashë futbollistëve se Skënderbeu është më i organizuar taktikisht, pasi ka lojtarë që duan të promovohen dhe komandohen më lehtë nga trajneri. Ndërkohë te Laçi është më e vështirë që të komandohen futbollistët, nuk duan, duhet të kuptojnë këtu se vendos trajneri. Pa shpirt gare nuk ke se ku shkon. Nëse presidenti do të vendos që të drejtoj unë, atëherë dua që të vazhdoj por që të vendos unë dhe të ndihet dora ime”.

Plori (Vllaznia): “Vendi i parë na gëzon, na jep më tepër moral. Kemi marrë tre pikët dhe kryesorja ishte fitorja pas humbjes kundër Kukësit. Nuk mund të flas për titullin kampion tani, ne jemi të gëzuar shumë që kemi arritur fizionominë e lojës që kërkonim. Rastet e humbura nga Dungës? Kritikat shuhen pas shijes së mirë që na la pas Tiranës (qesh). Sigurisht që sulmuesi është ai që të zbardh faqen, por nuk mund ta kryqëzojmë kur gabon”.

Mazrekaj (Laçii): “Erdha këtu nga Duro, më tha që të provojë këtë eksperiencë dhe për shkak të respektit të madh që kisha për të. Por marr më tepër minuta pas një eksperience në ligat amatore të Kosovës, erdha këtu për të ndryshuar opinionin që kisha lënë të njerëzit. Nuk kisha ndërmend që të kthehesha, por thashë: “Hajde ta provojë njëherë”. Tani të shohim sesi do të dali. Nuk po na ecën në këto ndeshje të para, ka një ngërç te ne. Sigurisht që është edhe pjesa që nuk ka lider te ne. Ndoshta kjo edhe nga fakti që nuk jemi një ekip i madh. Derbi Tirana-Partizani? Nuk shohim nivel të mirë pasi lojtarët ngarkohen në aspektin psikologjik më tepër nga çfarë duhet”.

Imami (Vllaznia): “Stafi na e ka bërë punën më të lehtë këtu te Vllaznia. Këtu është një qytet që e dashuron shumë futbollin. Kur kemi ardhur këtu me Skënderbeun dhe kemi fituar, tifozët shkodranë na kanë duartrokitur. Tani unë shpresoj që ata të kthehen në stadium dhe njëkohësisht të vazhdoj atë që lashë përgjysmë te Tirana, për t’u shpallur kampion. Megjithëse ende herët që të diskutohen këto objektiva dhe ne duhet që të shohim Kupat e Europës”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online