Intervistat/ “Ne jemi kampionët në fuqi”, Shehi i lumtur me Tiranën: Taulant Seferi? Nuk do koment…

Dy ekipet e kryeqytetit kanë bërë detyrën gjatë ditës së sotme. Partizani arriti që të fitonte ndaj Bylisit në shifrat 1-2 falë golave të Cinarit dhe Carës. Nga krahu tjetër ishte Tirana që nuk gaboi me Skënderbeun duke iu falur golave të Seferit dhe Hoxhallarit, duke e mbyllur takimin 2-0 në 18 minutat e para. Më poshtë gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Shehi (Tirana): “Ne vinim pas një fitore që na duhej shumë në Fier. Ekipet që duken të lehtë janë më të vështira. Shënuam shpejt dhe pastaj menaxhuam rezultatin. Më pëlqen grinta dhe dëshira e lojtarëve për t’u kthyer aty ku e kanë lënë, pasi jemi kampionët në fuqi. Kjo të ngroh për vazhdimësinë. Ne nuk duhet të mendojmë për Vllazninë që është 11 pikë larg, por ekipin që ndodhet më afër. Ne nuk jemi munduar që vetëm të mbrohemi, për të mos pësuar gol. Taulant Seferi? Pjesë e Kombëtares dhe nuk do koment. Të gjithë trajnerët do të donin që ta kishin në skuadër. Sa i përket Muçit meriton bravo pasi nuk po shpërqëndrohet nga zërat e merkatos”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *