Intervistat/ “Mund të bënim një faull taktik“, Daja merr përgjegjësi te Partizani: Kur humbim, humbim të gjithë bashkë

Java e 8 e Kategorisë Superiore është mbyllur me 3 sfidat e orës 16:45. Vllaznia konfirmon se nuk është rastësisht në krye të tabelës së klasifikimit, pasi këtë herë ka mposhtur edhe ekipin me mbrojtjen më të mirë të kampionatit. Shkodranët kanë fituar me shifrat 1-0 kundër Partizanit, me golin e Dilaver të ardhur në minutën e 86. Ndërkohë Kukësi ndjek ritmin e kuqebluve, pasi kanë mposhtur pastër Skënderbeun më rezultatin 3-1. Ndërsa në Durrës Tetua vijon të mos njohë fitore dhe është mjaftuar me vetëm një barazim 1-1 kundër Laçit. Në përfundim të takimeve protagonistët kanë thënë fjalën e tyre për mikrofonin e “Supersport“.

Ilir Daja (Partizani): “Në pjesë të parë nuk po kuptonim mirë manovrën e kundërshtarit që të mbromin. Ndërsa në pjesë të dytë u balancuam. Në momentin kur po kërcënomin kundërshtarin pësuam gol. Kur humbim, humbim të gjithë bashkë. Unë marr përgjegjësitë e mia. Filozofia jonë është jo për të ndarë repartet. Të gjithë të marrim pjesë në mbrojtje dhe të gjithë të marrim pjesë në sulm. Nuk është problemi te reparti i sulmit, por te mënyra si e kërkojmë golin. Duke vecuar Bardhin, ka qenë i vecuar për shkak të një kontraktimi, Asani dhe Melo nuk është faji i tyre që kanë mungesë kondicioni. Mungesa e ndeshjeve bën që këta lojtarë të na vijnë me pak vonesë. Nuk ka shenja vetëkënaqjeje. Goli në kundërsulm? Nisi nga një goditje standarte. Një lojtar i Vllaznisë kundër 3 të Partizanit, që mund të bënin edhe një faull taktik. Ky ishte gabimi“.

Martini (Teuta): “Edhe sot mendoj se ishte cështje fati. Penalltia më duket se e ka vjedhur më tepër se sa ka pasur. Megjithatë ishte mjeshtëria e tij. Sa filloi pjesa e dytë ka pasur një penallti më e pastër se kjo. Ingatovic nuk është fare i interesuar për topin. Sheh Vilën dhe përplaset me të, i hedh edhe duart në qafë“.

Brdariç (Vllaznia): “Të them të drejtën që nga fillimi e menaxhuam ndeshjen në favorin tonë. Megjithatë gjatë lojës kam parë disa pika të dobta. Por rëndësi ka që fituam 1-0. I kam kërkuar lojtarëve që të ruajnë qetësinë, të mos hutohen, ti rrinë kundërshtarit pranë. Ata i kanë zbatuar me përpikmëri. Ka një gjë të rëndësishme që duhet të them. Kam pritur që të bëjmë gol që në pjesën e parë, por erdhi në pjesën e dytë. Megjithatë jam i kënaqur përsëri, pasi morëm 3 pikët. Numri 2 në pantallona? Numrin 2 e mbaj më shumë për fat. Më ka sjellë edhe në ndeshjet e fundit. Por mund t’ju siguroj që kam pantallona edhe me numër tjetër, jo vetëm me atë 2”.

Skënder Gega (Kukësi): “Kur ndërron një shtëpi apo një makinë, apo dicka të re kërkohet kohë. Unë asnjëherë nuk e kam humbur besimin. Kuësi sot apo Parizani kampion? Pak e vështirë të japësh një konkluzion. Unë kam gjetur një Partizan të ndërthurur me eksperiencë por edhe me këmbë të freskëta. Ky ekip ka shumë kualitet. Është histori ajo që Partizani ka bërë, por nuk është e thënë që të jenë të gjithë si Agimi. Futbolli është lojë në grup. Por kemi shumë lojë për të bërë. E kaluara ka qenë brilante për mua dhe nëse bëhet edhe me Kukësin do isha shumë i lumtur“.

Shpëtim Duro (Laçi): “Doja të isha në ndeshje prezent, pavarësisht se dje fillova stërvitjen. Jam trajner që e njoh futbollin shqiptar dhe nuk kishte kuptim të mos isha i pranishëm. Ishte një ndeshje e vështirë me një skuadër si Teuta që i duhej patjetër fitorja. Kjo nuk është një pikë për në klasifikim, por një pikë morali. Laçi është një skuadër që nuk ka ndryshuar shumë nga sezoni i kaluar. Është përforcuar. Nuk ka bërë një nisje të mirë. Unë them ka qenë më shuimë çështje fati në 2-3 ndeshje. Ne e dimë që kur nuk shkon puna mirë me rezultatet përgjegjësinë e mban trajneri. Kështu ka ndodhur me Cungun, kështu ka ndodhur me mua, kështu ka ndodhur edhe me të tjerë. Presidenti i Laçit bën shumë, aq sa mund të kalojë ndonjëherë dhe merret edhe me detaje të vogla. Çdo njeri ka të meta, edhe unë kam të meta, edhe presidenti ka të meta“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online