Intervistat/ “Mendojnë se do luajmë tenis këtu”, trajneri i Kastriotit kritika për lojtarët e tij: E dinë se do dalim 8-2

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e para të kampionatit të Superiores, sa i përket javës së tetë. Tirana ka marrë një fitore të pastër në shifrat 3-0 kundër Apolonisë, me Ernest Muçin që ishte ylli i ndeshjes pasi dhuroi dy pasime dhe realizoi një gol. Në krahun tjetër ishte Bylisi që u rikthye te fitorja pasi ia doli në shifrat 2-1 ndaj Kastriotit. Më poshtë mund të gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Coclli (Apolonia): “Humbja sjell gjithmonë dëshpërim, por mënyra sesi vjen më bën shumë pesimist. Dikush del nga detyrat, e pasi bën gabime atëherë golat vijnë radhë. Ne gabojmë në momentet më vendimtare. Megjithatë kualiteti është ai që bën diferencën në këto ndeshje. Te goli i Bathës ishte faji ynë që nuk bëri dikush ndërhyrje te Muçi, nuk doli dikush që të shkonte te ai”.

Ndreu (Kastrioti): “Është hera e tretë që pësojmë gol në fillim dhe nuk e di se kush është gabimi. Ndoshta lojtarët tanë e dinë se është tenis këtu dhe do të dalin 8-2. Por ata harrojnë se po pësove dy gola, atëherë është e vështirë që të reagosh dhe të përmbysësh lojën. Ishim shumë të përgjumur. Ndoshta ndikon edhe lodhja. Megjithatë ne kishim raste në pjesën e dytë për të barazuar. Nuk i kemi kapacitetet për të përballuar nga tre ndeshje në javë, por jam optimist për të ardhmen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online