Intervistat/ “Më ikën 3 pikë”, Martini me sytë nga Vllaznia: Neshje e veçantë, por jam profesionist

Kanë përfunduar pak minuta më parë edhe 3 ndeshjet e fundit të javës së tretë të Kategorisë Superiore. Mbi të gjitha ka spikatur përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës në “klasiken“ e Superiores, e cila është vendosur vetëm në frymën e fundit nga goli i Dungas. Në përfundimt të takimeve, vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport“.

Martini: “Natyrish më vjen mirë për Vllazninë. Por ajo që kërkoj dhe jam i fokusuar janë ndeshjet këtu me ekipin tim. Ne nuk është se nuk dolëm para portës. Patëm disa raste për shënim. Veprimet individuale duhet t’i zgjidhnim me më tepër qetësi. Por duhet edhe fati. Më vjen keq që më ikën 3 pikë. Si Kukësi si çdo ekip tjetër nuk kanë shumë diferencë. Kontrata ime me Teutën është deri në fund të vitit. Janë vetëm 3 javët e para. Por e kam thënë më parë, që ne duhet të marrim pikët. Megjithatë ishte një ndeshje e mirë. Ne jemi profesionistë dhe aty ku trajnojmë do japim maksimumin tonë. Me Vllazninë është pak e veçantë për mua, megjithatë do mundohemi të marrim maksimumin”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *