Intervistat/ “Mbase duhet të marr leje nga dikush të quhem trajner”, Egbo jep mesazhin për kritikët: Flet fusha për mua

Sot janë luajtur edhe dy ndeshjet e para të javës së 30-të të Superiores. Partizani ka fituar me rezultatin 1-2 kundër Flamurtarit, ndërsa në kryeqytet Tirana duket se e ka harruar plotësisht atë humbje kundër Teutës. Bardheblutë kanë fituar bindshëm me shifrat e pastra 3-0 në klasiken kundër Vllaznisë, edhe pse për një pjesë të lojës ka luajtur me vetëm 10 lojtarë. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e protagonistëve për Supersport.

“Pas Teutës ju thashë që nuk duhet të humbnin, por që ishte dicka që do të ndodhte. Do qendronim me këmbë në tokë dhe këtë e treguam edhe sot me fitoren 3-0. Nuk merrem me skuadrat e tjera. E pamë me Vllazninë sot që sapo shënuam hapet loja dhe vijnë golat. Nuk ishte surprizë për mua Ngo. Unë e di pse ka shënuar sot.I  kam thënë që duhet të jetë i qetë dhe do të vijë momenti i tij.

Kritikat? Nuk kam kohë të merrem me këto. Nuk është dicka që dua ti jap rëndësi. Unë e di kush jam opinionet e të tjerëve nuk më interesojmë. Jam një njeri që punon. Edhe vetë presidenti e ka thënë që Egboja ka licensë trajner që e kam marrë që prej vitit 2013. Ndoshta duhet të marr leje dhe licensë tjetër nga dikush për të treguar që jam trajner për futbollistë. Unë vazhdoj punën time brenda fushës dhe është ajo që flet për mua.

Jorgji? Nuk jam ankuar asnjëherë për arbitrat. Ata që shohin ndeshjen e gjykojnë vetë arbitrimin. Në përgjithësi është arbitër i mirë. Ndoshta sepse unë e kam thënë që nuk do të flas për kontratë. Po fokusohemi të marrim kampionatin dhe jo te kontrata ime”, ka thënë Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *