Dinamo ka arritur që të fitojë në ndeshjen e parë të Superiores ndaj Kastriotit. Ekipi i Shkëmbit fitoi në shifrat 0-2 falë dopietës së Cinedu. Ky i fundit realizoi pa u mbushur ende minuta e parë e takimit, ndërsa gjeti rrjetën edhe në minutën e 20. Një ndeshje me dy fytyra për kryeqytetasit ku në pjesën e parë dominuan rivalin me Mihanën dhe Ibrahimin që ishin në super formë. Me nisjes e së dytë ishte Kastrioti që mori lojën në kontroll, ndërsa Greca dhe Cela ishin të pafat për të gjetur rrjetën.
Nga ana tjetër Kukësi fitoi në shifrat 1-3 në transfertë me Engatian. Daci hapi rrugën e rrjetës, ndërsa Peposhi shënoi pas shumë kombinimeve në minutën e 43. Fjalën e Egnatias e ka thënë Telushi me goditjen nga distanca, duke realizuar silurën ndaj Kukësit. Ndërsa takimin e vulosi Milunovic duke u treguar i saktë me kokë nga e djathta. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:
Shkëmbi (Dianamo): “Jam i lumtur për Çinedun që shënoi 2 gola. Kemi edhe Gjatën, Skukën që kanë cilësi . Për ne është e rëndësishme që ekipi të japë mënyrën e duhur dhe në pjesën e parë e bëmë shumë mirë. Në futboll garantohet asgjë. Ky ekip nga presidenti është investuar dhe do të luftohet për titullin kampion. Ibrahimi do jap më tepër, por ishte si qershi mbi tortë. Ky ishte vetëm fillimi”.