Intervistat/ “Kisha besim se do fitonim me Kukësin”, Ndreu: Sa të jem unë trajner, nuk ka tolerime

Një surprizë e pakëndshme ka ardhur në javën e 18 të kampionatit për Kukësin. Verilindorët e drejtuar nga Mirel Josa vinin pas fitores në shifrat 0-4 ndaj Skënderbeut, atje ku bindën me performancën e tyre.

Por këtë herë është Kastrioti që tregohet si surpriza e kësaj Superiore duke treguar muskujt me pretendentët për të fituar titullin kampion. De Silva ishte autori i vetëm i golit në minutën e fundit të pjesës së parë, duke mos gabuar përballë portierit të Kukësit.

Ndërkohë në pjeësën e dytë verilindorët ishin afër barazimit me Gashin, por Hidi do të bënte heroin duke e shpëtuar ekipin e Kastriotit. Në minutën e 73 do të vinte edhe ndëshkimi me karton të kuq të Shkallës pas ndërhyrjes ndaj Gashit, teksa ishte kartoni i dytë i verdhë. Pavarësisht dëshirës së vendasve për të barazuar rezultatin, Kastrioti është larguar me tre pikë dhe Kukësi nuk përfiton nga humbja e Vllaznisë. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Ndreu (Kastrioti): “Bardhi ka katër-pesë javë që nuk ishte në lojë, por sot ka bërë një punë shumë të mirë. Është një lojtar që më pëlqen shumë pasi bën edhe pjesën mbrojtëse e atë sulmuese. Ne jemi brenda objektiva tona dhe sot ndaj Kukësit na u kthyen disa lojtarë. E kam thënë që me kthimin e lojtarëve do të jemi shumë të fortë si në fillimin e kampionatit. Këto më dhanë besimin se do fitonim ndaj Kukësit. Nuk i lamë asnjë hapësirë kundërshtarit. Zakonisht kur ekipet janë në mesin e artë bëjnë balancat dhe nuk luajnë në të njëjtin nivel, duke qenë tolerant. Por të jeni të bindur se sa të jem unë trajner këtu nuk ka për të ndodhur, do të japim maksimumin. Disa dashamirës kështu menduan edhe ndaj Kukësit se ne jemi mirë ne renditje dhe nuk do të bënim maksimumin. Kur erdhi Da Silva ishte në gjendje të dobët fizike, por është një ndër lojtarët më të mirë që kam pasur në sulm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *