Intervistat/ “Kemi zbukuruar kampionatin”, Hidi tregon “nderin“ për Superioren: Po të fitonte Vllaznia mbyllej gjithçka

0

Nuk mund të ketë vetëm fitore për Vllazninë këtë sezon. Shkodranët kanë realizuar një kampionat fantastik deri më tani, duke qenë ekipi për tu mundur. Por seria e fitoreve ka përfunduar sot, teksa Kastrioti i thotë “ndal” kryesuesve në “Loro Boriçi”. Ndeshja është mbyllur me shifrat 0-0, ndërsa në përfundim të saj protagonistët kanë thënë fjalën e tyre për mikrofonin e “Supersport”.

Hidi (Kastrioti): “Kishim ardhur sot për të marrë pikë. Kishim 2 rezultate. Ekipi dha maksimumin, me shumë ndryshime, me shumë djem të rinj. Besoj që barazimi ishte i merituar. Kemi bërë disa gabime ndeshjet e kaluara. Kemi zhvilluar dy takime shumë të mira si me Tiranë edhe me Teutën. I kemi dominuar, sidomos Tiranën, por fati s’ka qenë me në. Sot ishim më të përqendruar duke parë edhe forcën e Vllaznisë. Me këtë pikë, pavarësisht se vlen për ekipin tonë, kemi zbukuruar edhe kampionatin. Për mendimin tim po të fitonte Vllaznia çdo gjë do të mbyllej. Sot i kemi dhënë një asist kampionatit shqiptar që të ndiqet deri në fund”.

Brdariç (Vllaznia): “Ne jemi ekipi i Vllaznisë, nuk jemi ekip i nivelit europian. Por ne duhet të punojmë. Nuk është e thënë që duhet të fitojmë gjithmonë. Sot ka qenë një ditë shumë e vështirë për të luajtur futboll. Me këtë terren, me këtë kohë, me këtë shi…. Ne kemi luajtur më shumë, kemi pasur më tepër shanse. Megjithatë ne prapë kemi 7 pikë diferencë ndaj të tjerëve. Duhet të luanim më mirë, të mos bënim këto gabime që bëmë sot. Megjithatë edhe gjykimi pati problemet e veta. Ishte problemi i shiut që ne nuk bëmë festimin tonë në fund”.

Ndreu (Kastrioti): “E kam deklaruar gjatë gjithë javës që jam i kënaqur kur skuadra luan mirë, pavarësisht se nuk kemi marrë rezultatin. Kam lojtarë që japin gjithë arsenalin e vetë në fushë. Duke patur pavarësisht Vllazninë e di që është një skuadër së cilës po i lëshove terren të merr fushën. Me më thonë kemi pasur një rast penalltie. Do e shoh dhe të flas. Por të tregoheshin pak më të vëmendshëm lojtarët anësorë mund ta kapnim Vllazninë në befasi. Kjo ka shumë elemente të faullit. Ishte një penallti e pastër. Nuk e kuptoj pse nuk e ka dhënë. Unë kam natyrën që atë që më takon dua të ma japin”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.